Kryefjala Logo

27 vjecari qe abuzoi me vajzen 6 vjecare lihet ne burg: E rraha me thuper!

2 Nëntor, 2021 | 12:26 pm

Gjykata e Tiranës ka dhënë paraditen e sotme masën e sigurisë për 27-vjeçarin nga Kamza, i cili dhunoi në mënyrë barbare vajzën e tij 6-vjeçare.  Raimond Kunoraj është lënë në burg në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak se e dëmtuara është e mitur.

lg.php.gif

lg.php.gif

I riu u arrestua më datën 27 tetor, pasi bëri për spital vajzën e tij të mitur. Denoncimi për rastin u bë nga bashkëshortja e 27-vjeçarit. Pas shoqërimit në spital vajzës iu gjetën kafshime në trup, si dhe disa shenja në organet gjenitale, duke ngritur dyshimet dhe për një abuzim seksual.

Ndërkohë, para trupës gjykuese ai ka pranuar dhunën ndaj vajzës, por jo se ka abuzuar seksualisht. Sipas tij, e ka rrahur me thupër, pasi vajza e merrte në telefon të ëmën shumë shpesh që t’i shkonte në shtëpi. Sipas tij, kjo gjë e bezdiste, dhe prandaj e ka rrahur. Po ashtu ai ka thënë që e ka çuar vetë në spital.

Prokuroria po vijon hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që bashkëshortja e 27-vjeçarit ka deklaruar se vajza i lutej asaj që të mos e linte vetëm me të atin.

Të ngjashme