Kryefjala Logo

24-vjeçari hidhet nga kati i tretë i spitalit në Elbasan, dyshohet se është me Covid. Në gjendje kritike për jetën

14 Mars, 2021 | 7:24 pm

Një 26-vjeçar i prekur nga Covid është hedhur nga kati i tretë i spitalit të Elbasanit. Siç raporton Abc News  i riu është në gjendje kritike për jetën.

26-vjeçari me inicialet H.G po kurohej në pavijonin Covid, pasi ishte i infektuar me virusin, ndërsa dyshohet se për shkak të gjendjes së rënduar emocionale ka ndërmarrë këtë vendim.

Hedhja nga lartësitë e spitaleve të të sëmurëve me koronavirus është kthyer në fenomen shqetësues, ku Elbasani shënon sot rastin e gjashtë. Në Tiranë pesë persona kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga dy spitalet Covid.

Të ngjashme