Kryefjala Logo

150 euro per nje note, SPAK kerkon 2 vite burg per pedagogun e mjekesise

30 Tetor, 2021 | 10:56 am

Prokuroria Speciale mbyll hetimet për pedagogun e Universitetit të Mjekësisë Besnik Faskaj dhe kërkon që ai të dënohet me 2 vite burg. Gjithashtu, SPAK kërkon nga Gjykata e Posaçme që veç dënimit, pedagogu të përjashtohet nga e drejta për të dhënë mësim për 5 vite.

Besnik Faskaj akuzohet për veprën penale të korrupsionit, pasi është filmuar duke marrë 150 euro nga një studente e Mjekësisë për të kaluar në një provim. Kjo e fundit nga ngelëse që ishte, me notën 4, pasi dha paratë mori notën 8. Madje, Faskaj ndërhyri pa problem dhe në sistem për të bërë ndryshimet.

Rasti u transmetua në emisionin investigativ “STOP”. Studentja pretendonte se pedagogu Besnik Faskaj e ka bërë në mënyrë masive këtë pazar me notën. Madje ajo tha se në provimin në lëndën “Urgjencë kirurgjikale” kishte mësuar dhe kishte shkruar, por notën 4 e kishte marrë enkas nga pedagogu që të vinte puna te paratë.

Tashme, sipas Newsbomb dosja do të dërgohet në Gjykatën e Posaçme të shkallës së parë për t’u vendosur një datë gjykimi. Gjithashtu, SPAK kërkon që vuajtja e dënimit për Besnik Faskajn të fillojë nga data që vendimi do të marrë formë të prerë dhe do të bëhet në një burg të sigurisë së ulët.

Të ngjashme