Kryefjala Logo

12 policë të tjerë dalin përdorues lëndësh të ndaluara por efektivët nuk pranojnë rezultatet

6 Dhjetor, 2021 | 2:24 pm

Pas policave të Tiranës, 12 policë të Shkodrës kanë rezultuar përdorues lëndësh të ndaluara, nga testimet  e bëra.

Testimi ka nisur në të gjithë shtetin, pas urdhrit të dhënë nga drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në Shkodër janë testuar 80 efektivë, ku 12 kanë dalë përdorues lëndësh.

Ata janë të moshave 50+ dhe nuk besojnë tek vërtetësia e testit. Ata thonë se nuk kanë pirë kurrë lënde narkotike, por vetëm duhan dhe se madje do të bëjnë padi ndaj klinikës dhe duan ta përsërisin vet testin në klinika të tjera.

Ka qënë Gledis Nano ai që ka lajmeruar se për çdo test pozitiv do të ketë heqje nga puna.

Të ngjashme