Kryefjala Logo

Tronditëse, babai vret të 3 fëmijët më pas tenton të vrasë dhe veten. Ja cfarë shkruante në Facebook para krimit

25 Shtator, 2021 | 6:00 pm

Një 56-vjeçar dyshohet se vrau tre fëmijët e tij të vegjël në kryeqytetin e Kroacisë të shtunën. Autori thuhet se është një shtetas austriak.

Policia tha më herët se oficerët gjetën trupat e fëmijëve dhe një burrë në gjendje të rënduar psikologjikë, në një apartament në Zagreb rreth orës 2 të mëngjesit pasi ata ishin informuar për një rast  vetëvrasje. Fëmijët ishin vrarë dhe i rrituri u dërgua në një spital pranë vendit ku banonte.

Gazeta kroate “Indeks” tha se fëmijët ishin binjakë 7-vjeçarë, një djalë dhe një vajzë dhe një djalë 4-vjeçar. Vrasja tronditi Kroacinë, duke shkaktuar pyetje në lidhje me dhunën e mundshme të mëparshme brenda familjes.

“Familja duhet të jetë një vend ku fëmijët mbrohen dhe duan, ndërsa këtu kemi një situatë krejtësisht të kundërt, më të tmerrshme,” – janë shprehur autoritetet përkatëse në mbrojtjen kundër dhunës në familje

Familja kaloi një procedurë standarde gjatë divorcit të prindërve në 2018, kur ata ranë dakord për kujdestarinë e përbashkët mbi fëmijët.

Mediat kroate raportuan se burri kishte postuar një shënim në Facebook ku thuhej se nuk mund të vazhdonte për shkak të problemeve financiare dhe emocionale. Vrasësi i fëmijëve të tij ishte një ekspert financiar që kishte në pronësi biznese të veta ose punonte si konsulent për kompani të tjera.

Të ngjashme