Kryefjala Logo

Protesta të dhunshme kundër “certifikatës së vaksinimit” në Romë. Arrestohen të djathtët ekstrem

10 Tetor, 2021 | 11:05 am

Dymbëdhjetë persona të përfshirë në përleshjet e së shtunës në Romë u arrestuan brenda natës. Midis tyre udhëheqësit e Forza Nuova dhe udhëheqësit neo-fashistë Roberto Fiore dhe Giuliano Castellino, përkatësisht drejtuesin kombëtar dhe drejtuesin romak. Castellino është ndaluar dhe është dërguar në stacionin policor të shtunën në mbrëmje. Kjo u bë e ditur nga selia e policisë.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Romë u organizuan protesta të dhunshme kundër kalimit të ligjit për “Green Pass” që bën certifikatën e vaksinimit të detyrueshëm për të pasur akses në institucione dhe punë të jetës së përditshme. Protestuesit tentuat të mësynin në Kryeministri duke u konfliktuar fizikisht me policinë.

Mësohet se partia “Forca Nuova” ka qenë organizatore kryesore . E njohur si një parti që i përket spektrit të së djathtës esktreme në politikë, janë arrestuar lideri kombëtar dhe kryetari partiak i Romës të cilët njihen për bindjet e tyre neo-fashiste kundër Bashkimit Evropian, emigracionit dhe sidomos në kohë pandemie kundër masave dhe vaksinave anti covid.

“Të hënën ne do t’i paraqesim një mocion urgjent Dhomës për të kërkuar shpërbërjen e Forza Nuova dhe lëvizjeve të tjera haptazi fashiste”, njoftoi deputeti i PD Emanuele Fiano, para Dhomës së Punës të Milanos.

 

Ditën e djeshme përplasje të shumta me policinë u shënuan në Romë gjatë demonstratës “Jo Green Pass”. 10.000 protestues kundër “Green pass” dolën në rrugë për të protestuar.

 

Një grup pjesëmarrësish u përpoq të arrinte në Palazzo Chigi, teksa u hodhën bomba letre e gaz lotsjellës.

Momente të tensionit të fortë pati edhe në Milano. Pasi ecën nëpër rrugët e qendrës, demonstruesit, rreth 5 mijë, arritën në Piazza “San Babila” dhe më pas morën rrugën “Venezia” drejt “Piazzale Loreto”.

Të ngjashme