Kryefjala Logo

Parkoi makinën me lëndë plasëse pranë “Ushtari të Panjohur”, kërcënoi parlamentin: “Unë do tju hedh në erë”

4 Tetor, 2021 | 12:16 pm

Një alarm u dha në Parlamentin grek kur një makinë arriti në Evzones,  para monumentit të Ushtarit të Panjohur , duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të policisë .

Burri që po e drejtonte atë, mbante materiale të ndezshme me automjetin dhe bërtiste: “Unë do tju hedh në erë”.

Po ashtu mësohet se në makinën e autorit shkruhej; “Turqit dhe Gjykata Popullore sundojnë Evropën.”. Fill pas këtij episodi, policia bëri të mundur arrestimin e personit në fjalë.

Të ngjashme