Kryefjala Logo

Krime të tmerrshme lufte/ Gjykata e Hagës dënon me burg të përjetshëm “kasapin e Bosnjes”

8 Qershor, 2021 | 5:18 pm

Ish-komandanti i ushtrisë së serbëve në Bosnje-Hercegovinë , Ratko Mladiç dënohet me burgim të përjetshëm. Apeli i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë në 2017.

Ai akuzohet për gjenocid, vrasje e krime lufte në Srebrenicë gjatë luftës së Bosnjes në 1995 si dhe për rrethimin e Sarajevës ku u vranë 10 mijë qytetarë. Për shumë vite ai u arratis në Beograd derisa në 2011 u arrestua në një fermë në Serbinë veriore dhe iu nënshtrua një procesi gjyqësor që zgjati nga 2012 në 2017.

Kryetarja e trupit gjykues, Prisca Matimba Nyambe deklaroi konstatimin e Dhomës së Apelit se Mlladiç nuk ka mundur ta hedhë poshtë përfshirjen e tij në krime. “Dhoma e Apelit konstaton se Mlladiç dështoi ta hedhë poshtë përfshirjen e tij në një organizatë të përbashkët kriminale për të kryer gjenocid, vrasje dhe persekutim”, tha kryetarja e Matimba Nyambe. Dhoma e Apelit po ashtu hodhi poshtë të gjitha ankesat e avokatëve të kriminelit Mlladiç në lidhje me të drejtën e ish-gjeneralit serb për një gjykim të drejtë. Sipas kryetares së trupit gjykues, Dhoma e Apelit është e mendimit se të drejtat e tij nuk janë shkelur./JOQ/

Të ngjashme