Kryefjala Logo

Kombet e Bashkuara kërkojnë të mblidhen 600 milion dollarë për të ndihmuar Afganistanin

13 Shtator, 2021 | 12:28 pm

Kombet e Bashkuara po mbajnë një konferencë për ndihmë në Gjenevë të hënën, në një përpjekje për të mbledhur më shumë se 600 milionë dollarë për Afganistanin, duke paralajmëruar për një krizë humanitare atje pas marrjes nën kontroll të talebanëve.

Edhe para pushtimit të Kabulit nga talebanët muajin e kaluar, gjysma e popullsisë – ose 18 milionë njerëz – janë të varur nga ndihma. Kjo shifër duket se do të rritet për shkak të thatësirës dhe mungesës së parave dhe ushqimit, paralajmërojnë zyrtarët e OKB -së dhe grupet e ndihmës.

Një shterim i papritur i miliarda dollarëve nga donacionet e huaja pas rënies së qeverisë së Afganistanit të mbështetur nga Perëndimi dhe fitores së talebanëve ka shtuar më shumë presion mbi programet e OKB-së.

Megjithatë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres thotë se organizata e tij po përballet me probleme financiare: “Për momentin OKB-ja nuk është as në gjendje t’i paguajë pagat e saj punonjësve të vet,” është shprehur ai të premten.

Në konferencën e Gjenevës, e cila do të fillojë të hënën pasdite, do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të OKB -së përfshirë Guterres, kreun e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq Peter Maurer, si dhe dhjetëra përfaqësues të qeverisë përfshirë ministrin e jashtëm gjerman Heiko Maas.

 

Rreth një e treta e 606 milionë dollarëve që kërkoheshin do të përdoreshin nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara, i cili zbuloi se 93% sondazhit që iu bë 1600 afganëve në gusht dhe shtator nuk po konsumonin ushqime të mjaftueshme, kryesisht sepse nuk mund të kishin qasje në para për të paguar për atë.

 

“Tani është një garë kundër kohës dhe borës për të ofruar ndihmë shpëtuese për njerëzit afganë që kanë më shumë nevojë për të,” tha zëvendës drejtorja rajonale e ËFP, Anthea Ëebb. “Ne po lypim fjalë për fjalë dhe marrim hua për të shmangur mbarimin e rezervave të ushqimit.”

 

Organizata Botërore e Shëndetit, një agjenci tjetër e OKB -së që është pjesë e apelit, po kërkon të forcojë qindra objekte shëndetësore në rrezik mbylljeje pasi donatorët u të

Të ngjashme