Kryefjala Logo

I burgosuri 41 vjeçar rreh për vdekje 2 pedofilë: “I bëra një nder të gjithëve…”

2 Tetor, 2021 | 10:54 am

Një i burgosur 41-vjeçar kalifornian rrahu deri vdekje dy të dënuar për pedofili, pastaj ka shkruar nje leter ku mburrej per te gjitha veprimet. Vrasjet u kryen këtë javë në Qendrën e Trajtimit të Abuzimit të Substancave në Kaliforni në Corcoran, Golden State jugor.

I burgosuri quhet Jonathan Watson, ndërsa dy viktimat e tij ishin David Bobb, 48 vjeç dhe Graham De Luis-Conti, 62. Ky i fundit ishte dënuar me burgim të përjetshëm për sulme të rënda seksuale ndaj një fëmije nën moshën 14 vjeç, ndërsa Watson po vuante një dënim të përjetshëm për vrasje të shkallës së parë. Rindërtimi i krimit që ndodhi në burg iu komunikua publikut drejtpërdrejt nga vrasësi Watson, përmes letrës së tij dërguar agjencive lokale të lajmeve. Duke folur hapur për atë që ndodhi në burgun Corcoran, 41-vjeçari shpjegoi se i takoi dy pedofilët menjëherë pas transferimit të tyre në Qendrën e Trajtimit të Abuzimit me Substancat. Të jetosh në atë burg në kontakt të ngushtë me Bobb dhe De Luis-Conti do ta kishte bërë atë të ndihej gjithnjë e më shumë në siklet, derisa të merrej vendimi: të vriteshin ata të dy.

 

Watson atëherë pranon pa paturpësi në letër se ai vrau të dënuarit duke përdorur shkopin e një të burgosuri tjetër. Autoritetet e burgut nuk do ta kishin vënë re fare rrahjen derisa vetë Watson ndaloi një roje burgu dhe rrëfeu atë që kishte bërë. Pasi morën rrahjet, Bobb dhe De Luis-Conti vdiqën disa orë pas mbërritjes së shpëtimit.

 

Të dy burrat ishin dërguar në spital me dëmtime të rënda në kokë, por Bobb vdiq gjatë transferimit në spital, ndërsa Luis-Conti u shpall i vdekur tre ditë pas sulmit. Watson përfundoi atë letër drejtuar agjencive të lajmeve duke vënë në dukje “dobinë” e gjestit të tij për të gjithë komunitetin kalifornian: “Mendova të bëja një favor për të gjithë

Të ngjashme