Lajme
Labinot Tahiri në zi, humbet njeriun e tij të afërm
11 Shtator, 2021 | 4:28 pm
Ka qenë një ditë e trishtueshme për këngëtarin e njohur kosovar, Labinot Tahiri teksa në një postim në rrjetin social Instagram ka lajmëruar për vdekjen e xhaxhait të tij Eshref Tahiri. Me dhimbje këngëtari shkruan për perpiecitë e emigracionit dhe trishtimit që shkaton vdekja e dikut në mërgim.
Postimi i plotë në Instagram i Labinot Tahirit
Sot , ndërroi jetë , vëllau i babës ( axha im) Eshref Tahiri! Axhë i dashur, u prehësh ne paqe!
Shpirti yt i bardhë, ndriqoftë edhe në botën tjetër! Zoti të shpërbleftë me Parajsëo njeri i mire Eshref Raif Tahiri, nga Ferizaj, 63 vjeq, vdiq, sot , atje në spitalin e Bazelit-Zvicër! Axha, si shumë gurbetqarë emigroi i ri para vitit 1990! Atje punoi me mund e shpirt sa për ti ndihmuar familjet tona në Ferizaj! Sa herë e kujtojë rininë time , me dalin ata familjarë se bashku me Axhën Eshref- ( AMIGA) , kështu e quanim ne fëmijët, ku me dashuri i numronim ditet e tyre që po vijnë në pushime! Ah sa me gëzime tē mdha ishin ato ditë, javë apo kohera , ku me plot dashuri i tregonim gjithë lagjes se po vijnë;. familjet tona nga gurbeti…qe besa edhe kur vinte ndonje kojshi e që ishte në gurbet u gëzonte e gjithë lagjeja .Çdo gurbetqarë, na i ngrohte zemrat tona, dhe njëkohesisht na dhuronin edhe siguri ( psiqike), kur e dinim se e kemi dikend në Gurbet e kujdeset për ne! Fëmijë të axhës, bashkêshorte , dhe ju familje atje në gurbet, iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e axhës! Secili që jeton larg atdheut , familja e tij le të ndjehet krenarë për çdo mund që ata dhuruan për ne. Sinqerisht, Labinot Islam Tahiri!”