Kryefjala Logo

Kushuriri i Kiara Titos humbi jetën në Itali, kishte vetëm 9 ditë që ishte martuar!

24 Janar, 2024 | 11:06 am

Ai ishte martuar pak ditë më parë dhe kishte shkuar në Itali nga Shqipëria, të shtunën së bashku me motrën e tij, për të festuar ditëlindjen e kushërirës së tij me të cilën ishte shumë afër, duke konfirmuar se sa e rëndësishme ishte për të që të mbante lidhje të ngushta me të afërmit.

Për fat të keq ai e ka pritur vdekjen në rrugë. Ky është fati tragjik i 30-vjeçarit Dorjo Duka, banues në Tiranë, i cili humbi jetën natën e së dielës së 21 janarit pas përplasjes së tmerrshme kokë më kokë që ndodhi në Ponte Meduna, përgjatë Pontebbana, në Pordenone, mes makinës “Fiat Grande Punto” me të cilën ai drejtonte dhe një “Mercedes CLA”, drejtuesi i të cilit kaloi papritur në korsinë e kundërt.

Dorjo ishte kushëriri i moderatores së njohur Kiara Tito, e cila dje bëri një reagim prekës për të.

“Një lajm që na tronditi të gjithëve familjarisht. Një nga njerëzit me shpirtin më të mirë, por aq i mirë ishe sa zoti të deshi për vete. U prehsh në paqe kusho”, shkroi Kiara ditën e djeshme.

Të ngjashme