Kryefjala Logo

Korçë – 21-vjeçari kërcënon me kallash në dorë një vajzë të mitur dhe një 20 vjeçare

7 Shtator, 2021 | 12:36 pm

Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e një 21 vjeçari pasi ky i fundit ka kanosur me armë në dorë dy vajza, 15 vjeç dhe 20 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjenomadh.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.09.2021, në fshatin Gjonomadh, ky shtetas për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tip automatik, një 15-vjeçare dhe një 20-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 21 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë.

Më datë 04.09.2021, në fshatin Gjonomadh, ky shtetas për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tip automatik, një 15-vjeçare dhe një 20-vjeçare. Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

 

Të ngjashme