Kryefjala Logo

Konfirmohet rasti pare ne Shkoder me gripin e shpendeve.Dezinfektohet ferma dhe asgjesohen 130 krere.

19 Korrik, 2021 | 2:50 pm

Konfirmimi i pare i gripit te shpendeve vjen nga Shkodra specifikisht ne fshatin Barbullush ku pas analizave, grupi veterinar ka bere asgjesimin e 130 krereve dhe dezinfektimin total te fermes.

Kryeveterineri ka shpjeguar se nuk dihet nga ka ardhur infektimi por ferma eshte tashme e izoluar per te parandaluar transmetimet dhe prej 1 jave jane bllokuar edhe tregjet.

“Çdo fermer, i cili shet shpendë duhet te jetë i pajisur me 2 certifikata,  të vaksinimit dhe atë të sigurisë me qellim parandalimin e rasteve të tjera. Importet e shpendëve dhe mishit të tyre vijojnë të jenë të ndaluara edhe me Greqinë e Kosovën. Sipas autoriteteve të veterinarisë rreziku i përhapjes epidemike të këtij virusi është vetëm te shpendët, ndërsa njeriu rrezikohet vetëm përmes kontaktit fizik dhe konsumit të ushqimeve të pa gatuara mirë.”, tha ai.

Të ngjashme