Kryefjala Logo

Kjo është gruaja 50 vjeçare që humbi jetën nga makina grirëse në Greqi

30 Shtator, 2023 | 1:02 pm

Kjo është 50-vjeçarja shqiptare, e cila humbi jetën pasi u pre nga një makineri grirëse e mishit në një dyqan në Messolonghi mbrëmjen e së premtes (29 shtator).

Makineria grirëse e mishit i kapi flokët kur ajo po e pastronte, duke e bërë copash.

Policia greke vendosi në pranga pronarin e dyqanit, i cili akuzohet për një aksident në punë me pasojë vrasje nga pakujdesia.

Trupi i shqiptares, e cila u identifikua si Ana, u dërgua në Patra për autopsi, ndërsa varrimi pritet të bëhet në Evinochori.

Ngjarja tragjike ndodhi në sy të 50-vjeçares, e cila punonte së bashku me të ëmën duke pastruar dyqanin për të siguruar jetesën.

“Vajza e saj po pastronte përpara dhe nëna ishte në kuzhinë. Në një moment vajza dëgjoi zëra. Ajo vrapoi dhe pa nënën e saj në atë gjendje”, tha një i afërm i viktimës për protothema.gr.

Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me nënën dhe dy fëmijët, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar, pasi u zhvendos nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin.

Të ngjashme