Lajme
Kejdi Mehmetaj paralajmeron:”25 Prilli nuk eshte kapitull i mbyllur”
5 Korrik, 2021 | 10:03 am
Ish deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj ka dhene se fundmi nje interviste ku paralajmeron se ne shtator do te rikthehen zhvillimet politike ne vend.
Theksoi se LSI nuk do ta mbylle me kaq betejen e 25 prillit dhe se do ti drejtohet Gjykates Kushtetuese por ende pa vendosur nese kete beteje ligjore do ta nderrmare me Partine Demokratike.
Fjalet e saj kane qene si me poshte:
“Shtatori do të jetë intensiv, zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të quhen një kapitull i mbyllur. Ka ende shumë pikëpyetje, ende shumë ngjarje që nuk janë zbardhur. Ne si LSI, por mendoj se edhe PD, ndajmë bindjen që procesi i ndjekur nga KQZ dhe KAS nuk ishte i drejtë. Do të vazhdojmë të kërkojmë të zbardhet e vërteta.
Ajo që ndodhi me çështjen e Teatrit Kombëtar na bën të shikojmë një dritë. Do të shkojmë në Gjykatën Kushtetuese për 25 prillin me të gjitha argumentet e paraqitur në KQZ dhe KAS, por edhe me argumente të tjera si databaza e të dhënave personale, punësimet në administratë. Grupet e punës janë ende duke punuar. Ne vazhdojmë të komunikojmë me grupin e punës të PD-së. Nuk mund t’ju them ekzaktësisht si do të shkojmë”