Kryefjala Logo

Ja kush është i preferuari i amerikanëve që zëvendëson Ardi Veliun pas dorëheqjes si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë,

6 Tetor, 2021 | 12:34 pm

Një ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dha dorëheqjen me një letër zyrëtare drejtuar Kryeministrit të vendit teksa shprehej se kërkonte ti përkushtohej më shumë familjes së tij dhe se ishte I gatshëm për punë të tjera në polici.

Një ditë pas largimit të tij konfirmohet një emër si zëvendësues i Ardi Veliut në këtë post. Bëhet fjalë për Gledis Nanon, I cili vjen në këtë post pas një eksperience 17 vjecare në Policinë e Shtetit. Kohët e fundit Nano ka qenë në krye të drejtorisë së Antiterrorit.

Shtetet e Bashkuara vleresojne me cmim drejtorin e Anti Terrorizmit ne Policine e Shtetit 1024x576 1 Gledis Nano 840x440 1

Këtë vit ai pati edhe një vlerësim prej amerikanëve, me të cilët ka pasur një bashkëpunim të gjatë dhe të ngushtë gjatë ushtrimit të detyrës. Ambasada amerikane në Tiranë publikoi fotot e dekorimit shoqëruar me vlerësimin për Gledis Nanon, për merita të veçanta dhe ndihmën e dhënë për stafin e sigurisë së ambasadës. Me këtë rast pati edhe një ceremoni për Gledis Nanon, si prelud i asaj që pritej të ndodhte në këtë vjeshtë. Për shkak të detyrës ai ka pasur një rol aktiv edhe në riatdhesimin e shqiptarëve prej kampeve në Siri. Ka udhëtuar bashkë me Ramën dhe ministrat e Brendshëm, Lleshaj e Çuçi, në Liban. Në krye të Antiterrorit ai përfundon kështu një cikël gati 5-vjeçar si drejtues edhe i operacioneve të tjera delikate. Kujtojmë këtu për shembull dëbimin e diplomatëve iranianë apo rusë nga vendi jonë.

Të ngjashme