Kryefjala Logo

Italia e para në Evropë që kërkon nga të gjithë punonjësit që të kenë “leje shëndetësore COVID”

2 Tetor, 2021 | 11:34 am

Italia është bërë vendi i parë evropian që ka bërë të detyrueshme lejen shëndetësore të COVID-19 për të gjithë punëtorët.

Qeveria italiane miratoi një masë të re të enjten që i bën certifikatat dixhitale të vaksinave të detyrueshme si për sektorin publik ashtu edhe për atë privat.

Detyrimi është caktuar të fillojë nga 15 tetori dhe të mbetet në fuqi deri në fund të vitit.

“Ne po e shtrijmë detyrimin e kalimit jeshil në të gjithë aspektet e jetws sw punës, publike dhe private, dhe ne po e bëjmë këtë për dy arsye thelbësore: t’i bëjmë këto vende më të sigurta dhe ta bëjmë fushatën tonë të vaksinimit edhe më të fortë,” tha ministri i shëndetësisë Roberto Speranza i tha shtypit.

Lëvizja synon të përmirësojë marrjen e vaksinave dhe të zvogëlojë shkallën e infeksionit në mes të një rritje të mundshme të rasteve të COVID-19 këtë dimër.

Të gjithë punonjësve do t’u kërkohet të provojnë se janë vaksinuar kundër COVID-19, janë duke u shëruar nga infeksioni, ose kohët e fundit kanë rezultuar negativë për virusin.

Thuhet se vetëm pensionistët dhe qytetarët e papunë do të përjashtohen nga mbajtja e një “leje jeshile”.

Çdo punonjës që nuk arrin të paraqesë një certifikatë shëndetësore të vlefshme COVID-19 do të pezullohet pa pagesë pas pesë ditësh, por nuk mund të pushohet nga puna. Ata që nuk janë të vaksinuar gjithashtu mund të gjobiten deri në 1,500 €.

Senati italian votoi në masë dërrmuese në favor të masës, me 189 në mbështetje, 32 kundër dhe vetëm 2 abstenime.

 

 

Të ngjashme