Lajme
“Ishte e friksuar se e ndiqte dikush”, flasin kolegët e 27 vjeçares të vrarë në Itali
21 Dhjetor, 2023 | 3:32 pm
Mediat italiane së fundmi kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 27-vjeçares, Vanessa Ballan, e cila ndodhi mëngjesin e së martës (19 dhjetor), në Treviso, Itali. 41-vjeçari nga Kosova, Bujar Fandaj u arrestua pasi akuzohet se vrau me thikë 27-vjeçaren Vanessa Ballan, në hyrje të shtëpisë së saj.
Së fundmi, pas ngjarjes tragjike kanë reaguar edhe kolegët e 27-vjeçares. Ata kanë folur për mediat italiane, duke u shprehur se 41-vjeçari e përndiqte atë në vendin e punës, shkonte disa herë në supermarketin ku punonte Ballan e cila ishte shtatzënë. Ata thanë se ai bënte blerje shumë të vogla dhe më pas largohej.
“Së fundmi na tha se ishte e frikësuar. Në tetor ajo na tha se kishte shkuar për të bërë një kallëzim përndjekjeje”, thotë një kolege e Ballan për median italiane.