Lajme
I marrin jetën vajzës heroinë që u bë simbol i betejës kundër mbajtjes së shamisë në Iran.
25 Shtator, 2022 | 8:28 pm
Mahsa Amini ishte vajza iraniane e cila humbi jetën në burg, teksa ngurronte të mbante shaminë. Pas humbjes pati shumë demonstrata, ku një ndër vajzat e revoltuara ishte ajo bjondja Hadith Najafi e cila u kthye në simbolin e revoltave kundër mbulimit të vajzave me shami.
Por duket se edhe Najafi pati fatin e Aminit. Vajza bjonde thuhet se ka humbur jetën pak ditë se të mbushte 24 vjeç, ku është qëlluar 6 herë. Njoftimin e ka bërë motra e saj në Twitter.
Video e fundit nga vajza ka qenë teksa ajo bëhej gati për demostratë e pas atij momenti nuk u kthye më në shtëpi.