Kryefjala Logo

I divorcuar dhe me borxhe, efektivi në Tiranë tenton vetvrasjen

14 Dhjetor, 2023 | 5:01 pm

Një efektiv i Policisë së Shtetit ka tentuar vetëvrasjen ditën e sotme në Tiranë.Mësohet se efektivi 50-vjeçar ka qëlluar veten me armën e shërbimit, dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Babë Rexha” të kryeqytetit, ku polici jetonte i vetëm pasi ishte i divorcuar.Sakaq dyshohet se polici ndodhej edhe në vështirësi ekonomike për shkak të borxheve që kishte.

“Më datë 14.12.2023, në rrugën “Babë Rexha”, shtetasi F. K., 50 vjeç, (punonjës Policie), në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit. 50-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore”, bën me dije policia e Tiranës.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme