Lajme
I dehuri përpiqet të hapë derën e avionit gjatë fluturimit dhe i thotë pasagjerëve të tjerë:”Shihemi në parajsë”
17 Gusht, 2022 | 4:19 pm
Janë të shumtë njerëzit që kanë fobi fluturimet por pas këtij lajmi kemi frikë se do shtohen edhe më shumë.
Nga Sky24 mësohet se gjatë fluturimit të Tui Airways nga Paphos, një qytet i Qipros, në Mançester, një burrë në gjendje të dukshme i pirë u përpoq të hapte derën e emergjencës së avionit gjatë udhëtimit.
Para se të përpiqej të hapte derën e avionit, burri kishte dhënë disa shenja çekuilibri: ai u lut në dyshemenë e Boeing, pastaj u tha pasagjerëve “Shihemi në parajsë” dhe në fund kërcënoi të gjithë të pranishmit, përfshirë pilotët dhe stjuardët.
Sipas disa dëshmitarëve, burri mendohet se kishte marrë një substancë që mund të ketë qenë kokainë.
Pasi i dehuri u bllokua nga stafi, avionit ju desh te devijë destinacionin në aeroportin e Zagrebit për arsye sigurie.