Kryefjala Logo

Gjyqtarja kalon vettingun, gëzim dhe puthje në buzë me bashkëshortin

7 Shtator, 2021 | 12:44 pm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë ditën e sotme gjyqtaren e Beratit, Adelajda Gjuzi.

E nuk kishte si të ndodhte pas konfirmimit në detyrë gjyqtarja nga gëzimi ka përqafuar dhe puthur në buzë bashkëshortin e saj.

Gjuzi mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, ndërsa për profesionalizmin u relatua se nuk ishin konstatuar shkelje të rënda procedurale.

Procesi i saj i vetingut u krye nga trupa gjyqësore e përbërë nga Alma Faskaj, Genta Tafa Bungo dhe Lulzim Hamitaj.

Adelajda Gjuzi përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Gjatë periudhës 2014-2015, Gjuzi ka punuar si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë dhe është kthyer më pas në Berat në funksionin e gjyqtares.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2012, gjyqtarja Adelajda Gjuzi deklaronte pasuri familjare me vlerë 5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare kap vlerën e 10.9 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht një apartament me vlerë 8.6 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.3 milionë lekësh, automjet me vlerë 1 milion lekë si dhe kursime në cash prej 10 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 9.7 milionë lekë, nga të cilat 40% burojnë nga paga e subjektit, rreth 24% nga paga e bashkëshortit dhe 32% nga dhuratat në cash të familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 5 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” një dhuratë në cash nga prindërit si dhe një hua, të cilat shërbyen si burime për blerjen e një apartamenti.

Në vitin 2014, subjekti Adelajda Gjuzi deklaron blerjen e një apartamenti në Farkë të Tiranës me vlerë 8.6 milionë lekë, me burim financimi 3 milionë lekë të dhuruara nga prindërit e bashkëshortit, 3.5 milionë lekë nga pakësimi i një depozite bankare si dhe 1.6 milionë lekë detyrim i pashlyer ndaj firmës së ndërtimit. Ky detyrim do të shlyhet në vitin 2015 përmes një huaje të marrë në të njëjtën vlerë.

Ndërsa në vitin 2016, bashkëshorti i subjektit deklaron se ka në përdorim një garazh me vlerë 12 mijë euro në pronësi të babait të tij.

Screenshot 27 2 768x541 1

Të ngjashme