Kryefjala Logo

Gjykata e Tiranës lë në burg edukatoren që dhunoi 3 vjeçaren

12 Nëntor, 2023 | 2:27 pm

Edukatorja Majlinda Dehima, e cila dhunoi një 3-vjeçare në kopshtin privat ku punonte është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës,

Edukatorja, e cila akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, u arrestua më 9 nëntor, pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës.
48-vjeçarja është arrestuar pas publikimit të pamjeve filmike në rrjet, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën.

Masa nga prokuroria u kërkua pasi ka marrë në dorëzim pamjet filmike të kopshtit privat, ku shihej në disa episode dhuna ndaj të miturës.

Të ngjashme