Lajme
Gjermani/ Plagoset me thikë një i ri shqiptar gjatë një feste në shtëpi publike
2 vite më parë


Gjatë një feste ne një shtëpi publike ku po merrnin pjesë 20 djem është rregjistruar një plagosje me thikë. Mësohet nga media gjermane se i plagosuri është një shqiptar.
Sipas gazetës BILD, dëshmitarët okularë telefonuan të tmerruar policinë.
Pas përplasjes 6 makina mbërritën në vendin e ngjarjes disa të rinj u larguan, disa u futën në bordello, të tjerë ia mbathën. Kurse 25-vjeçari shqiptar ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Ai është goditur me thikë në kokë dhe në shpinë. Lidhur me ngjarjen deri më tani janë arrestuar 5 persona, ndërsa shkaqet e sherrit mbeten të paqarta.