Lajme
Gjendet i pajete ne shezlong 49-vjecari ne Rradhime
12 Korrik, 2021 | 2:18 pm
Nje ngjarje e trishte vjen nga Rradhima e Vlores ku nje pushues u gjend i pajete ne shezlong.
Sipas asaj qe thote policia,shtetasi me inicialet K.Sh 49 vjec dhe banues ne Korce mendohet te kete nderruar jete per shkaqe natyrale.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:35, në plazh, Radhimë, është gjetur pa shenja jete në shezlong, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.