Kryefjala Logo

Gazetarit shqiptar i drejtohet arma për ta vrarë në Izrael: Jemi me fat…

14 Tetor, 2023 | 4:53 pm

Artur Bibes, gazetarit të Top Channel që po ndjek zhvillimet e ushtarëve izraelite në kufi me Gazën, sot iu rrezikua jeta në vijën e parë të frontit të luftës.

Siç tregoi ai së bashku me kameramanin dhe një gazetar tjetër të cilët kishin hyrë gabimisht në vijën e frontit të parë, u shënjestruan nga ushtarët e Izraelit, që ishin gati të qëllonin.

Për fatin e tyre të mirë, në momentin e fundit para se të shkrepnin këmbëzën e armeve, ata dalluan në jelek shkrimin e gazetarit. Sipas deklaratës së Bibes, ushtarët i shtrinë në tokë, i morën telefonat dhe pajisjet e tyre dhe pasi e verifikuan që ishin gazetarë, i lanë të lirë.

Gazetari tregon se fjalët e ushtarëve ishin këto: E para jeni të çmendur, e dyta jeni shumë me fat sepse edhe mund të kishit vdekur”.

Të ngjashme