Lajme
Garda bllokon foltoren e Parlamentit, Alibeaj ndërpret fjalën e Arben Ahmetit : “Djema nuk do zihemi me grushta”
2 vite më parë


Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar ironikisht 47 minuta pushim për të vendosur nëse deputetët e tyre do të mbajnë fjalën në Kuvend në mungesë të Kryeministrit Rama.
Pas pushimit kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla I ka dhënë fjalën Arben Ahmetaj, pas këtij veprimi Enkelejd Aliebeaj është ngritur nga karrgia e deputetit duke shkuar drejt Ahmetaj për ta ndërprerë.
Në këtë moment garda ka krijuar perimetrin e sigurisë duke bllokuar foltore. Nga tensionet e krijuara Kryetarja vendosi që seanca të pezullohet për 10 minuta.