Kryefjala Logo

Flet vjehrra e Bedrie Lokës: E la telefonin në divan

1 muaj më parë

Nëna e Xhemal Lokës, në një deklaratë për mediat jashtë gjykatës ku po mbahet seanca për djalin e saj, mohon se celulari i tij u fsheh qëllimisht.

Sipas saj, 45-vjeçari ia la telefonin motrës, kur në shtëpi erdhën forcat e policisë për ta shoqëruar drejt Komisariatit.

“Telefonin e ka lënë në divan, në tavolinë. Unë me dy vajzat isha atje. Erdhën, u ulën fëmijët. Më pas, erdhi policia dhe mori Xhemalin. Ishte ora 12-12:30. Djali tha po e le telefonin këtu, jepja motrës. Erdhi Rozalina, mori telefonin dhe i tha vajzës që rri në Tiranë, merre këtë telefon, mbaje aty.

Erdhi polici natën, ne ishim në gjumë, si e mori telefonin ashtu. I thamë nuk kemi asgjë. Vajza ia ka thënë telefonin”.

Ndërkohë, në seancë, prokurori i çështjes së vetëvrasjes së Bedrie Lokës deklaroi se ndalimi i bashkëshortit të saj, Xhemal Lokës, është i ligjshëm dhe kërkoi masën e sigurisë arrest me burg, pasi konsiderohet person me rrezikshmëri.

45-vjeçari Xhemal Loka u arrestua të shtunën pas hetimeve të para që nxorën në dritë se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe në më shumë se një rast e ka kërcënuar me vdekje dhe në prani të fëmijëve.

Ndaj tij janë ngritur akuzat për “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nuk përjashtohet as pista e vrasjes. Pas arrestimit Loka ka deklaruar se bashkëshortja u vetëvra për shkak se nuk përballoi bullizmin në rrjetin social TikTok.

Top Channel

Të ngjashme