Lajme
Flet babai i djalit 12-vjecarit te rrembyer.”Djalin e kane rrahur dhe genjyer me nje 2 mije lekesh”
8 Korrik, 2021 | 11:29 am
Ka folur babai i djaloshit te rrembyer pak dite me pare ku u mbajt per 3 dite nga disa persona te komunitetit rom.Ai ka dhene detaje per gjendjen e tij shendetsore dhe emocionale.
Gazmend Tanushi shprehet se e kane detyruar te lype e te vjedhe dhe ne prangat e policise nuk kane rene te gjithe personat e perfshire.
Ai kerkon drejtesi pasi historia mund te perseritet me te tjere nese nuk parandalohet.
Fjalet e tij ishin keto:
“Djali ka qenë shumë i rënduar, e kanë nxjerrë djalin në rrugë për të lypur dhe për të vjedhur. Djali ka dalë në 8 të mëngjesit nga shtëpia, ai kishte dalë për të luajtur, dy persona e kanë mashtruar djalin, kanë qenë të komunitetit rom, i kanë dhënë një 2 mijë lekësh, në Tiranë e ka marrë në dorë kjo zonja që është arrestuar, Bukuroshja.
Djalin e kanë detyruar që të vjedhë nëpër Tiranë, dhe më pas e kanë çuar në Vlorë dhe në Sarandë, djalin e kanë goditur dhe e kanë futur me zor, e kanë dhunuar. Është i lodhur, i trembur. Natën e parë ka fjetur në lulishte te dy kullat në Tiranë, me dy persona të rritur.
Më pas e kanë marrë te blloku, dhe e kanë çuar në Sarandë. E falenderoj shumë policinë për ndihmën që më kanë dhënë. Falenderoj vëllezërit e motrat që më kanë ndihmuar, më kanë telefonuar në çdo orar të natës, më thanë që në Vlorë i kishin dhënë një 5-mijë lekëshe dhe e kishin parë të trembur.
Pastaj e kanë parë në qendër të Sarandës. Më pas e ka gjetur policia në zonën e plazhit, ku djali ishte duke lypur. Djali është i lodhur dhe i trembur, nuk dua që ta shqetësoj më shumë. Unë bëj thirrje që të gjenden dhe dy personat e tjerë që kanë marrë djalin tim, është shumë shumë shumë e rëndë”