Lajme
“Flatrat e Veriut” hapin krahet ne fluturim.Nisi Air Albania!
15 Korrik, 2021 | 8:41 pm
Air Albania sot nisi fluturimin e saj nga Kukesi si aeroporti i dyte ne Shqiperi.
Ardhja e nje aeroporti te ri nuk i ben mire vetem zhvillimit ajror te vendit por nje pike referimi dhe per shtetet fqinje si Kosova,Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Sic u lajmerua me pare,fluturimet nisen sot drejt Stambollit dhe Zyrihut ku 120 pasagjeret e pare celen edhe rrugen per Zyrih nga Kukesi me Air Albania.
Behet me dije se per momentin aeroporti operon me 6 fluturime ne jave por nga kerkesa e madhe e pasagjereve ky numer do te rritet.
Aeroportet na lidhin me pjesen tjeter te botes dhe Air Albania ben nje komb te tere krenare me sherbimin e shkelqyer,cmimet ekonomike dhe standartet e niveleve boterore.
Informacionet per biletat mund ti gjeni shume lehte ne faqen zyrtare:airalbania.com.al
“Jemi shumë entuziastë dhe të nderuar që sot, në ditën e parë të fluturimeve të Air Albania në Kukës, jemi gati të rezervuar plotësisht. Kjo do të thotë që shqiptarët na besojnë jo vetëm sepse e kemi bërë transportin ajror një rrugë më të lehtë, dhe më të shpejtë, por edhe sepse kemi sjellë çmime ekonomike dhe shërbime të shkëlqyera. Jemi krenarë që porta e dytë në qiellin e Shqipërisë u shërben të gjitha territoreve shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi”, tha Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Air Albania, Z. Sinan Dilek.