Lajme
Flakët kthejnë dasmën në tragjedi me mbi 100 persona të vdekur dhe 150 të plagosur
2 muaj më parë

Një tragjedi ka përfshirë Irakun ku zjarri ka marrë jetën e mbi 100 personave dhe ka plagosur rreth 150 të tjerë.
Ngjarja ndodhi në një sallë ku po mbahej një dasëm.
Numri i viktimave ende nuk është konfirmuar pasi ende ka persona të zhdukur ku mes tyre raportohet se kanë humbur jetën edhe çifti dasmor.
Lajmi është konfirmuar nga Ahmed Dubardanit,nënkryetar i shëndetësisë në Nineveh.
Duke folur për median,ai ka treguar se mbi 50 persona ndodhen në gjëndje kritike dhe gjysma tjetër e të shpëtuarve kishin pësuar djegie.
“Shumica e të plagosurve ishin djegur plotësisht. Dhe disa të tjerëve u dogjën 50 deri në 60 për qind të trupave.”, tha ai.
Gjithashtu shtoi se shumica e të lënduarve ishin të rinj.
Burimi:BallkanWeb