Lajme
Fjalët e fundit me të ëmën në telefon përpara se Brisilda 23 vjec të ndëronte jetë në Spitalin e Vlorës
27 Shtator, 2021 | 1:58 pm
Fjalët e fundit me të ëmën në telefon përpara se Brisilda 23 vjec të ndëronte jetë në Spitalin e Vlorës
Mamaja e Brisildës që gjeti vdekjen në Spitalin e Vlorës dy ditë më parë rrëfen momentin e fundit të bisedës me vajzën. Ajo më herët shprehu se vajza kishte vuajtur nga dhuna që ushtrone I ati teksa është martuar që në moshën 17 vjecare pa e pyetur njeri.
Vajza kishte përjetuar një traumë kur prindrit e saj u ndanë, e cila arriti deri aty sa e martuan pa dëshirën e saj. Kur ishte vetëm 17 vjeç, u fut në një familje ku nuk mikprit aspak duke shtuar më shumë kalvarin e vuajtjeve.
“Para dhjetë ditësh, nga sot i bie para dy javësh, më merr në telefon dhe më thotë “mami çova djalin e vogël për vizitë, i kanë dalë analizat keq”. I thashë të mos mërzitet, por më tha se ku do ta gjente kurajon. I thashë se do mundohemi të dyja, sikur dhe kanaçe të mbledhim. “O moj mami çfarë do bësh ti më parë”. I thashë që do t’i bëjmë të gjitha dhe do ta përballojmë. Kjo ishte. Më pas, marr në telefon, në fshatin ku kam qenë e martuar, ish-kunatën, i kam marrëdhëniet shumë të mira me ata, dhe iu luta të lajmërojë pak të atin e vajzës të më marrë në telefon. I thuaj të ndihmojë vajzën, të paktën për një muaj, sa të mbyll punën unë. Ajo më tha “në rregull” dhe më tha që do më kthente përgjigje. E mora unë, se nuk duroja dot, më tha që “më ka thënë mos më shqetëso më, ai film është mbyllur”. Pra, ai nuk donte ta ndihmonte vajzën, i kishte thënë kunatës që nuk ekziston më për mua ajo. Ish-bashkëshorti im ka qenë shkaktari i martesës së vajzës, pa më vënë në dijeni fare, në moshën 17-vjeçare të vajzës. Ne u ndamë më 2014, më 2017 ai martoi vajzën.” – ka thënë e ëma vajzës.