Kryefjala Logo

Fëmijët e Pëllumb Metës ndryshojnë dëshminë në Gjykatë

26 Shkurt, 2024 | 1:57 pm

Tre fëmijët që bashkëpunuan për të vrarë babanë, Pëllumb Meta, në Durrës kanë dalë sot para Gjykatës, teksa ndër të tjera, Hygerta Meta, vajza 19-vjecare që fillimisht mori përsipër krimin, ka deklaruar para togave të zeza se kishte frikë se babai e vriste me bomol gazi pasi refuzoi kërkesën e tij për t’u fejuar.

“Ishte e vështire dhe pata frikë. Vellai ka ardhur nga Italia para dy javësh. Babai me tha për fejese e i thashë jo. Nga refuzimi që i kam bërë për fejesë babai, kisha hall se me vriste me bombol gazi. Ne fund te janarit me tha për fejesë dhe me kërcënoi mua dhe mamin se do të na vriste. Me mamanë ka patur konflikte me dhune dhe e ka goditur, e ka goditur edhe pa mendje e ka lënë pa frymë. Kisha frike ta denoncoja. Mund të na vriste ai ose njerëz te fisit të tij. Babai na ka thënë do ju vras. Nësë rrini do ju vras. Edhe nëse ikni do ju vras. Nuk kemi pasur ku te shkojmë”- tha e reja, ndërsa po ashtu konfirmoi se vëllai vogël dhe nëna nuk kanë qenë në banesë në momentin e vrasjes dhe se e kanë marr vesh lajmin pak më vonë: “Vëllai dhe nëna kanë mësuar vrasjen më vonë kur kanë ardhur në banesë. Jemi marrë me fshehjen e armëve dhe gjurmëve”

Edhe pse në momentet e para të arrestimit, pak ditë më parë, ajo tha se nuk pendohej për krimin, sot në seancë u shfaq e penduar, ndërsa po ashtu janë zbuluar edhe detaje të reja nga dëshmia:

“Të enjten na tha do ju vras pasi e refuzova për herë te dytë per fejesën. Te shtunen e mendova. Erdhi babi hengri dreke, u shtri dhe mora armen dhe ja tregova, por ai nuk u befasua. E qëllova, i thashë çohu në kembë, më tha ik andej. E kisha vendosur, Isha dy metra larg, në dhome të ndenjes. Arma ishte ne sirtar ne dhome te gjumit. Jam penduar, por ska kthim.”

Pra duket se fëmijët e kanë ndryshuar sërish dëshminë, teksa sërish 19-vjecarja ka marrë pësipër gjuajtjen me armë, gjë që e ka konfirmuar edhe Hysen Meta, i cili edhe pse e pranoi në parë se e ka qëlluar ai të atin, këtë herë pranoi se e ka bërë e motra.

“Cili ishte shkaku qe arritët sipas dyshimeve për këtë vepër?”- iu drejtua vëllai i madh i familjes Prokurorisë, pasi ndaj tij u ngrit akuza për vrasje:

“Nuk e kam bërë unë, të flasë ai që e ka bërë. Kam qenë prezent dhe e kam parë, ishte motra e vogël që e qëlloi. Donte ta fejonte me zor babai. Unë nuk kam pasur marrëdhënie të mira, kam qenë i hutuar, na erdhi keq për atë që i ndodhi babai..”

Po ashtu ka dëshmuar në gjykatë edhe 22-vjeçari Amarildo Meta, i cili ka treguar se ku ndodhej në momentin që ka ndodhur krimi i rëndë në familjen e tyre. Ai është shprehur se ka qenë në punë dhe nuk ka parë asgjë në momentin që ndodhi krimi. I riu shtoi se babai nuk i dëgjonte për asgjë dhe se kishte konflikte me të gjithë në familje:

“Kam qenë në punë, nuk kam parë gjë. E dija që babai kishte konflikte me të gjithë në familje. Babi nuk na dëgjonte për asgjë.”

Pas dëshmive, Gjykata vlerëson të ligjshëm arrestimin dhe caktoi masën e sigurisë “Arrest në Burg” për të tre fëmijët e viktimës, ndërsa pritet të përfundojë hetimi dhe të jepen dënimet përkatëse.

Të ngjashme