Kryefjala Logo

Eurocontrol deklaron: Shqipëria vendi i parë për fluksin e fluturimeve në Europë (Rritje me 80%)

18 Gusht, 2023 | 1:49 pm

Shqipëria këtë vit ka pritur turistë nga e gjithë bota, ndërsa shumë media prestigjioze ndërkombëtare e kanë sugjeruar atë për t’u vizituar. Së fundmi, një raport i Eurocontrol Flights tregon se Shqipëria zë vendin e parë për rritjen e fluksit të fluturimeve në Europën Juglindore.

Shqipëria këtë vit ka pritur turistë nga e gjithë bota, ndërsa shumë media prestigjioze ndërkombëtare e kanë sugjeruar atë për t’u vizituar. Së fundmi, një raport i Eurocontrol Flights tregon se Shqipëria zë vendin e parë për rritjen e fluksit të fluturimeve në Europën Juglindore. Raporti i referohet fluturimeve për javën 9-15 gusht. Krahasuar me vitin 2019, Shqipëria ka njohur një rritje prej 80% të fluksit të fluturimeve për periudhën 9-15 gusht.

Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka ndarë këto shifra duke thënë se ky është një vit fantastik i shfaqjes së Shqipërisë turistike në sytë e të gjithë botës. Madje Rama thotë se këto shifra janë arritur pa u hapur ende edhe aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, që pritet të shtojë fluksin e fluturimeve.

“Ja dhe Shqipëria Turistike e para në Europë për rritjen e fluksit të fluturimeve, e pa hapur ende Aeroportin e ri Ndërkombëtar të Vlorës. Kthesa e madhe ka kohë që ka nisur, po ky është viti fantastik i shfaqjes së saj në sytë e të gjithëve, si fakt i pamohueshëm i përpjekjes së gjithanshme të gjithë këtyre viteve, duke u nisur nga vrima e fundit e kavallit”, shkruan Rama.

Në raportin e Eurocontrol Flights vihet re se Shqipëria ka lënë pas jo vetëm vende nga Bashkimit Europian, por edhe Kroacinë, Greqinë, ndër vendet me truizmin më të zhvilluar në Ballkan.

F76D4F40 75B4 46B8 B01A 7442BABF92C1

4D2D09B0 7494 44BB 9793 29E8552E889E

Të ngjashme