Erion Veliaj bossi i Bashkisë së Tiranës: Në një vit rroga 16 mijë euro, ndërsa veshjet 72 mijë euro

2 javë më parë

Edhe pse kryetar i një kryeqyteti të një shteti të varfër, Erion Veliaj nuk kursehet për veten. Garderoba e tij për daljet në publik, blihet nga koleksioni i firmës franceze Ami Paris nga më të kërkuarat dhe të shtrenjtat online. Nuk e dimë sa është pensioni i mamasë së kryebashkiakut sepse për dasmën e tij luksoze Erion Veliaj dikur u justifikua që u mbulua nga kursimet e nënës së tij, sepse mund të justifikohet sërish që për garderobën franceze sërish e ka ndihmuar ajo! Po të besojmë se kemi të bëjmë me një pushtetar të ndershëm që deklaron të ardhurat dhe ti bëjmë llogaritë jo të shtëpisë tripleks në rezidencat e famshme të Tiranës por thjesht veshjet që del para popullit shohim se ai shpenzon gjashtë herë më shumë sesa fiton (pa llogaritur ushqim, drita ujë, karburant).

Po të bëjmë llogaritë për një vit duke marrë 200 euro për bluze ose kemishë (çmimin më të lirë për veshje te Ami Paris online) Erion Veliaj ka vetëm këmisha ose bluza rreth 72 mijë euro në garderobë. Firma Ami Paris ka si logo dalluese një zemër të kuqe ose me ngjyra të tjera në të gjitha veshjet e koleksioneve duke e bërë të pangatërrueshme me firma të tjera. Pjesa tjetër e garderobës që shihet në foto është edhe nga firma tjetër luksoze “Comme de garcon”
Ndërkohë që rroga si kryetar i bashkisë së Tiranës sipas nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve” është 150 mije lekë afro 1400€ në muaj.

Nëse matematika nuk është opinion secili ka të drejtë të pyesë veten nga dalin këto para për një llastim të vogël të kryetarit të Tiranës?
Po llogarisim vetëm bluza dhe këmisha pa i hyrë më tej udhëtimeve, pushimeve, apo pronave ose bizneseve të gruas apo vëllait të bossit të bashkisë më të madhe në vend.

Nëse për inceneratorët SPAK u “përlot” dhe ju dhimbs Erion Veliaj duke mos i hyrë gjemb në këmbë, le të bëjë tabelë shumëzimi dhe të shohë vetëm një detaj: veshjet e luksit të Lali milionerit.

325E0E97 7FAE 4988 8E1B 0ADCC87130F9

D6B38880 8C28 47D4 B189 1BA9ABC1420A

82A16100 C836 4420 BEDA 7FBFB661C6DF

B70B7508 7C6F 4D66 8FA4 62FF7F4166B8

21E17184 494F 48E7 BC04 2B9DB04A2679

Të ngjashme