Kryefjala Logo

Erion Veliaj arrestohet, Ajola Xoxa feston në Romë ditëlindjen e mikut të saj. Jo arkitektit

10 Shkurt, 2025 | 5:11 pm

Ndërkohë që Tirana është mbuluar nga lajmet dhe komentet mbi arrestimin e Erion Veliajt, duket që gruaja e tij Ajola Xoxa e ka marrë më lehtë këtë situatë.

Sipas zërave të njerëzve që ndjekin jetën e pasur në Tiranë dhe Evropë, mësohet se ajo ka qenë ditët e fundit në Romë në një festë speciale, sepse miku i saj Olen Çesari ka festuar ditëlindjen. Edhe pse kur flitet për miq të ngushtë për Ajolën mendja shkon tek arkitektë pasi shpesh është parë rrethuar prej tyre, duket se këtë radhë kjo histori nuk ka lidhje dhe Ajola duket se ka fluturuar në kryeqytetin italian për të marrë pjesë në festën e violinistit Olen Cesari që ka zgjedhur një lokal trendy në Rome për të festuar, kërcyer dhe kënduar mes miqve italiane dhe atyre që i erdhën nga Tirana.

Mes emrave të njohur aty kanë qenë të pranishem dhe kanë postuar story me urime edhe Kledi Kadiu, Gaz Paja, Arbër Çepani.

Ndërkohë që SPAK ka dhënë masën arrest shtëpie për Ajolën. E cila nuk dihet nëse nga aeroporti do shkojë në shtëpi apo do shoqërohet në Polici.

Të ngjashme