Endri Shabani rrëfen bisedën e fundit me poetin dhe filozofin Kristaq Traja para se të ndërronte jetë: “Unë do iki shpejt…”

1 vit më parë

Gjatë ditës së djeshme ndërroi jetën konstitucionalisti, poeti, filozofi dhe juristi më i shquar i viteve pas komunizmit në Shqipëri, Kritaq Traja. Aktivisti Endri Shabani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit për Nismën Thurje, ka rrëfyer një nga momentet e fundit të Trajës ku mes të bisedave të ndryshme u përmend dhe vdekja.

“Ishte nje nga ato netet e gjata ku pihej vere, dhe flitej per filozofi e letersi. Sapo kishim marre kopjen e pare te tri veprave te Sheksprit, qe Kristaqi kishte perkthyer ne shqip.

Ne nje moment biseda shkoi tek vdekja, dhe krejt papritur Kristaqi me thote me ze te ulet, a thua se po me tregonte ndonje sekret: “une e di qe do iki shpejt”.

Nuk ishte shqetesim. Nuk ishte as frike. Ishte thjesht pranim i tragjizmit te ekzistences njerezore. Kristaqi e kishte pranuar se jeta eshte e shkurter.

Prandaj e jetoi jeten me kthjelltesine e nje filozofi, dhe me pasionin e nje poeti. Kishte zhvleresimin e nje filozofi per ambicjen njerezore, dhe shperfilljen e nje poeti per pasurine materiale. Sepse Kristaqi ishte filozof dhe poet. Ne fakt me i miri qe kane patur keto ane.

Lamtumire profesor. Do me mungosh!”

Të ngjashme