Kryefjala Logo

(Emri) Grabiti një dyqan dhe tentoi të vidhte edhe një tjetër, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

13 Tetor, 2023 | 3:20 pm

Është vënë në pranga hajduti, Pieraldo Pelushi, 31-vjeçari i cili tentoi të vidhte dyqanin e telefonave dy ditë më parë.

Sipas Voxnews, Pelushi kishte grabitur një tjetër dyqan përpara se të mbërrinte në dyqanin e një kompanie telefonike, ku njëra nga shitëset e nxori jashtë dyqanit.

I riu përdorte pistoletë çakmak për të frikësuar shitëset në dyqanet që shkonte për të vjedhur.

Fatmirësisht, shitësja në dyqanin e kompanisë telefonike arriti të dallojë se pistoleta ishte false dhe kështu u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i tij.

Të ngjashme