Lajme
E rëndë, ndërron jetë 11 vjeçari në spitalin e Durrësit
7 Shkurt, 2025 | 8:59 pm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Burimet për mediat bëjnë me dije se një 11-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrësit, pasi ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, shkruan Newsbomb.al.
11-vjeçari nga Sukthi humbi jetën si pasojë e një hemorragjie cerebrale në kokë dhe u intubua për shkak të komplikacioneve të rënda, por gjendja e tij u përkeqësua për shkak të natyrës së rëndë të dëmtimit cerebral.
Sipas mjekëve, fëmija ka qenë i intubuar sepse ka pasur komplikacione shumë të rënda shëndetësore dhe nuk kanë mundur ta transportojnë në spitalin e Tiranës për trajtime të mëtejshme.