Kryefjala Logo

‘E ke kthyer Tiranën në qytet europian’/ Noizy ‘në krahët’ e Veliajt për 50 mln lekë, zbardhet pagesa për këngëtarin

2 Maj, 2023 | 6:19 pm

Këngëtari Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, rezulton në listëpagesën e Bashkisë Tiranë si përfitues i 50 milionë lekëve.

Kompania e quajtur ‘Iliriyan Bloodline’ në pronësi të Rigels Rajku (Noizy) ka marrë një pagesë prej 50 milionë lekësh nga Erion Veliaj në datë 19 tetor 2022, si pjesë e projektit art-kultur të bashkisë për koncertin e Noizy-t ‘Alpha Show’ që zhvilloi në Tiranë, në një kohë që aktiviteti ka qenë privat dhe njerëzit kanë paguar biletat me çmime stratosferike.

Me sa duket kjo është të paktën një nga pagesat e Erion Veliaj për ‘artistët’, të cilët kanë dalë publikisht kohët e fundit në mbështetje të tij në garën për Bashkinë e Tiranës në 14 maj.
Duke i uruar fitoren Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit përmes një videomesazhi, Noizy shprehet se dikur i vinte turp të sillte miqtë e tij në kryeqytet, ndërsa sot Veliaj e ka kthyer Tiranën në një qytet europian.

03478DDE B963 4803 95DB 39B5DC1F90C1

22654AB7 DBA7 439E A129 31D4B0BB7AFF

Të ngjashme