Kryefjala Logo

Dyshohet se u hodh nga kati i katërt i pallatit, balerini Eno Birko kalon rrezikun për jetën

3 Dhjetor, 2024 | 6:23 pm

Lajm i mirë vjen nga spitali, ku balerini i njohur shqiptar, Eno Birko ka kaluar rrezikun për jetën. Mëngjesin e sotëm u raportua se Birko dyshohet se u hodh nga kati i katër.

Fatmirësisht balerini ka kaluar tashmë rrezikun për jetën dhe mbahet në spitalin e nën kujdesin e mjekëve, shkruan Newsbomb.al

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve,” njoftoi policia.

Të ngjashme