Lajme
Dy të rinjtë ishin në shoqërinë e një vajze, identifikohet autori i plagosjes në Korçë: 22-vjeçari nxori thikën dhe e qëlloi
7 Shkurt, 2025 | 8:42 am

Policia e Korçës ka ardhur me një tjetër reagim lidhur me ngjarjen e ndodhu mbrëmjen e së enjtes në qytetin juglindor të vendit, ku 26-vjeçari Kostandin Ziu mbeti i plagosur me thikë.
Blutë njoftojnë se kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e kësaj ngjarje i cili dyshohet të jetë një 22-vjeçar me ininciale J.R.
Nga hetimet paraprake të kryera deri më tani, 22-vjeçari ka qëlluar me thikë Ziun pas një konflikti i cili agravoi deri në dhunë fizike e përfundoi me një të plagosur.
Ngjarja e rëndë u regjistrua gjatë orëve të mbrëmjes të së enjtes, në një lokal në një nga lagjet periferike të qytetit të Korçës, në lagjen nr.10.
Sipas asaj që dihet deri më tani i plagosuri dhe autori i dyshuar kanë qenë bashkë në shoqërinë e një femre, shkruan Newsbomb.al
Pas plagosjes, kanë qenë këta dy të fundit të cilët dërguan në spital 26-vjeçarin dhe më pas u larguan menjëherë duke braktisur kështu edhe mjetin e tyre.
Teksa policia po punon për kapjen e 22-vjeçarit dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, i Kostandin Ziu ndodhet në Spitalin e Traumës, pasi për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ai u transportua mbrëmjen e djeshme nga Korça në Tiranë me qëllim për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Shtetasi K. Z., 26 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se shtetasi K. Z., 26 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës nga shtetasi J. R., 22 vjeç, gjatë një konflikti fizik.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 22- vjeçarit J. R.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.