Kryefjala Logo

Dy gra nga Tirana rrëmbejnë dhe fusin me forcë në makinë një grua

14 Tetor, 2023 | 7:39 pm

Një grua është marrë peng pak ditë më parë në Tiranë nga dy gra të tjera. Mësohet se 40-vjeçarja Anila Qose, banuese në Kamëz dhe Erinda Lekgegaj, 36-vjeçe, banuese në Tiranë, më 12 tetor në rrugën “Egnatia”, kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe kanë kanosur një 46-vjeçare, për motive të dobëta.

Pas kësaj ngjarje, autoritetet kanë arrestuar dy gratë të cilat tani do përballen me përgjegjësitë ligjore.

Njoftimi i policisë Tiranë:

I hoqën lirinë një shtetaseje dhe e kanosën atë, për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autoret e dyshuara. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit të marrë se dy shtetase, kishin marrë forcërisht në automjetin e tyre, një 46-vjeçare, si dhe e kishin kanosur atë për motive të dobëta, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autoreve të kësaj ngjarje, dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, u identifikuan dhe u vunë në pranga 2 autoret e dyshuara, shtetaset A. Q., 40 vjeçe, banuese në Kamëz, dhe E. L., 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarat, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, më datë 12.10.2023, në rrugën “Egnatia”, kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe kanë kanosur një 46-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme