Kryefjala Logo

Drejtori Benet Becit i pamëshirshëm me fukarenjtë. Shëmtojnë propagandën për Shkodrën!

12 Tetor, 2023 | 5:00 pm

Disa biseda ekskluzive për JOQ nga reprezalja që u bën drejtori i policëve bashkiakë të Shkodrës Elton Myrtaj, shitësave ambulantë, bizneseve dhe drejtuesve të mjeteve në qytetin e kryetar Benet Becit janë dërguar ekskluzivisht për JOQ nga burime të brendshme nga Policia Bashkiake.

Ky person urdhëron vartësit e tij të gjobisin maksimalisht shitësit ambulantë dhe jo t’i këshillojnë. Po ashtu, ai denoncohet nga vartësit e tij po i bën presion policëve që të vënë sa më shumë gjoba.

Ai u thotë policëve që të t’i komunikojnë bizneseve të bëjnë aplikim për NIPT e për t’i gjobitur më pas pa i treguar gjë.

Shitësit ambulantë marrin gjoba deri në 30 mijë lekë të vjetra ndërsa bizneset i kërcënon me tatimet dhe AKU-në (ashtu siç shihet në bisedat e siguruara për JOQ).

“Pershendetje, pashe gjobat nga Policia Bashkiake ne Shkodër qe ishin venë makinave. Unë qe po ju shkruaj jam pjese e policise bashkiake.

Drejtori i ri qe ka ardhur po ju ben presion policeve qe te vene gjoba sa me shume. Vec gjoba maksimale thote as keshillime jo.

Na thot me bo aplikim me i thon bizneseve edhe pastaj me ju gjet niptin me i gjobit pa ju tregu hic. Mos i keshilloni thote, por gjoba pa aktkontrolli pa paralajmerim nuk vihet.

Per ambulantet shkon deri 30 mije leke te vjetra gjoba. Por edhe bizneseve na ben ti veme gjoba perdite e na shtyn me ju bo presjon ose me i marr NIPTIN e me i shkru.”

949F9313 3157 4091 BA6F 9145F212AC1D

31437EAA E5C6 48BF 8750 190A47E4746F

8959A01B 0382 41F9 A565 90349B13B1E3

C812E6D5 B589 4482 8CB8 89C1B2742999

Të ngjashme