Kryefjala Logo

Dosja e Lushnjes:Fatos Tushe i dha tender 280 milion leke dhe biznesmeni nderhyri ne Fakultet qe vajza e Kryebashkiakut te merrte provimin.

8 Korrik, 2021 | 11:59 am

Sot Fatos Tushe dhe zyrtaret e tjere te Bashkise pritet te njihen me masen e sigurise ne Gjykaten e Posaçme kunder Korrupsionit pasi ka qene SPAK qe ka kerkuar “arrest me burg”

Ka qene gazetarja Keti Banushi qe ka siguruar dosjen e Gjykates per 11 te arrestuarit:

Përgjimet që vërtetojnë njohjen mes Tushes dhe Lamit

Fatos Tushe: Si u gdhive, ça po bën

Ibrahim Lami: Hë si u gdhive ti, ça bën

Fatos Tushe: Unë nuk erdha dot se fola dhe me atë dhe  e lashë javës tjetër, por unë nesër do jem në Tiranë se ka goca provimin dhe do jem atje, se më morën që në mjes këta

Ibrahim Lami: E ngjova, e ngjova, në Lushnje ishte ajo

Fatos Tushe: Ti ça bën

Ibrahim Lami: Hic o hoc ja piva një kafe me B…dhe tha bëjeni mbledhjen vetë se do flasë dhe me Fatosin

Fatos Tushe: E mirë të jetë mirë, a vajti në parlament

….Ibrahim Lajmi për provimin e vajzës së Fatos Tushes: Unë do i them bëjë dhe kafen do ta jap pastaj

Ne dosje thuhet se Fatos Tushe dhe Flamur Peqini me detyre drejtor i Nderrmarjes se Pasurise Publike ne bashkepunim edhe me zyrtare te tjere kane favorizuar kompanine “Euro Alb shpk” me administrator Bujar Murati.

Hetimet nxjerrin ne pah se kjo kompani edhe pse e shpallur fituese,kontrata rezulton e lidhur qe prej dates 11nentor 2020 kur punimet dhe perfitimet i ka kryer biznesmeni Ibrahim Lami i “Loti shpk” qe ka lidhje te ngushta me Fatos Tushen dhe Flamur Peqinin.

Zbulohet qe biznesmeni dhe pronari i “Loti shpk” Ibrahim Lami ka nderhyre ne Fakultetin e Mjeksise qe vajza e kryebashkiakut Tushe te merte provimin.

Të ngjashme