Lajme
Djemte ikën pa paguar drekën:Babai i njërit prej tyre shleu borxhin por do që ti dërgojë të punojnë gratis verën e ardhshme për atë restorant
3 muaj më parë

Ai e njohu djalin e tij në pamjet e bëra nga video survejimi dhe pagoi faturën që ai dhe miqtë e tij kishin vendosur të mos paguanin në Maltë më 25 gusht. Por ai bëri edhe më shumë: babai i të riut tha se donte ta dërgonte të punonte falas për klubin. Megjithatë, pronarët e refuzuan ofertën.
Pronarët e restorantit Pasta&Co në Msida, treguan pamjet e kapura nga kamerat dhe gjithashtu kontaktuan disa gazeta lokale siçiliane, duke njohur theksin e të rinjve.
Të dy thanë se fatura që duhej të paguanin 5 djemtë ishte rreth 100 euro. “Restoranti ynë është italian, ne e duam Italinë dhe këta njerëz nuk e përfaqësojnë atë”, thanë pronarët.
Mesazhi arriti të mbërrinte me zë të lartë edhe në Siçili, ku babai i një prej “të arratisurve” doli për të paguar faturën me transfertë bankare dhe madhe babai vendosi t’i shtojë shumës fillestare 150 euro.
Kështu probarët, në atë moment, e tërhoqën ankesën.
Prindi i djalit bëri edhe më shumë.
Burri në fakt ka ofruar që verën e ardhshme ta dërgojë djalin e tij për të punuar në restorant falas.
Propozimi megjithatë u refuzua nga pronarët e Pasta&Co. “E vlerësova vërtet gjestin, por mendoj se do të ishte një poshtërim shumë i madh”,
“Ata janë fëmijë dhe ne të gjithë bëjmë gabime në atë moshë, të gjithë bëjmë gabime, atëherë jam i sigurt se të paktën ai ka mësuar mësimin e tij”.