Kryefjala Logo

Djali viktimave në familjen Rrasa në Divjakë: “Babai nuk e ka dhunuar më parë mamanë por grindeshin shumë”.

20 Shtator, 2021 | 12:46 pm

Leonard Rrasa, djali i bashkëshortëve tashmë të ndjerë në Divjakë, ka shprehur se para krimit prindrit e tij konfliktoheshin vazhdimisht. Madje mamaja e tij është larguar për të mos u kthyer më kurrë me bashkëshortin e saj.

“Mami iku nga shtëpia, më tha mua që nuk do të kthehej më. Qëndroi një javë atje, e mora në telefon dhe i kërkova të kthehej, pasi i thashë se babai më ka premtuar që s’do ta ngacmonte e shante më. Mami nuk e ka denoncuar më parë, pasi nuk mendonte se do të shkonte puna deri në vrasje. Ata kanë pasur konflikte më parë, por babi nuk e ka rrahur. Ata grindeshin me fjalë, por nuk e ka dhunuar nënën.” – është shprehur Leonardi.

Djali tregon dhe momentet kur e ëma është kthyer përsëri në shtëpi ku I kërkoi babai të tij të mos e prekte më me me dorë : “Babai nuk ishte i qetë në ato momente, por më tha të shkoja të merrja paketë e të pinim kafe. Para se të ikte mami, ata patën grindje. Pastaj, e mora mamanë pas një jave dhe i thashë babait që s’do ta prekte më.”

Të ngjashme