Kryefjala Logo

Divjakë , krimi i dyfishtë në familje – Gruaja ka tentuar të vetvritet disa herë, familjarët kryejnë ceremonitë mortore të ndarë

20 Shtator, 2021 | 12:53 pm

Mësohet se gruaja e vrarë në Divjakë nga bashkëshorti I saj, Fëllënxë Rrasa ka tentuar që të vrasë veten, pasi kishte pirë helm, Por fatmirësisht ajo arriti që të shpëtonte. Ndërkohë, që pas shumë sherreve, burri i saj  Hekuran Rrasa ,shkoi deri në aktin ekstrem, duke vrarë gruan dhe më pas veten.

Mësohet se familjarët e Fëllënxës dhe Hekuranit kanë kryer ceremonitë mortore të ndarë dhe jo sic ndodh zakonisht në tragjedi familjare ku bëhen bashkarisht.

Javën e fundit konfliktet mids bashkëshortëve Rrasa ishin intensifikuar aq sa vëllai i Fëllënxës shprehet se kjo e fundit nuk kishte dalë nga shtëpia prej ditësh.

Të ngjashme