Detaje të reja nga intervista me djalin e viktimave të krimit në familje në Divjakë

2 vite më parë

Detaje të reja trondistëse vijnë nga ngjarja në Divjakë, ku burri vrau bashkëshorten dhe më pas dhe veten. Pak orë para krimit të dyfishtë në familje gazetarët intervistuan djalin e viktimës I cili preku të gjithë opinionin publik teksa shfaqej tepër I rënduar psikologjikisht.

Gjatë ditës së sotme Leondard Rrasa, pasi e ka marrë pak veten nga tronditja ka dhën një intervistë për News 24 ku është pyëtur për ngjarjen dhe dijeninë që ka pasur ai në lidhje me marrëdhënien e prindërve të tij. Djali shprehet se pak para vrasjes ka dalë nga shtepia për kafe me premtimin e të atit se nuk do të konfliktohet me mamanë.

“Ai më tha; ‘s’do bëjë gjë më. Ik pa frikë’ më tha. Më pati premtuar që s’do më linte vetëm, po unë ku do rri më. Në orën 16:00 ika nga shtëpia. Dal nga lokali si gjithë të tjerët. Më marrin në telefon dhe më thonë; ‘hajde te shtëpia’. Ngjarja ndodhi në dhomë e tyre të gjumit. Kur e pashë tragjedinë, mora në telefon Policinë e Shtetit më ndihmoni.” u shpreh Leonard Rrasa, djali i vetëm i bashkëshortëve.

I pyetur nëse ka pasur dijeni për armëmbajtje nga ana e babait të tij ai u shpreh se: “S’kam pasur dijeni për armën. Nuk kam vënë re asgjë. Se do rrija aty. E merrja mamanë dhe e çoja te babai i vetë. Babai më tha premtimin; ‘s’do e luaj, s’do i bëjë gjë. S’do të lë vetëm ty’. Kështu më tha. Ai e bëri këtë tani.”

Të ngjashme